Opinionisti Jusuf Thaçi ka reaguar lidhur me ftesën e këngëtarit serb Goran Bregoviq në Festivalin e Korçës nga kjo Bashki.
Thaçi përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka kërkuar nga institucionet kosovare të dërgojnë notë proteste ndaj atyre të Shqipërisë, derisa e ka cilësuar si fyese ftesën e Bregoviqit në Festivalin e Korçës, transmeton arbresh.info
“Prandaj, edhe reagimi nga Kosova në lidhje me këtë ofendim duhet të jetë institucional. Ministria e Kulturës e Kosovës duhet t’i dërgojë notë proteste Bashkisë së Korçës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, përmes së cilës duhet të ofrojë argumentet pse kjo është fyese për shqiptarët, në radhë të parë, por edhe pse kjo është fyese për vlerat njerëzore e artistike në përgjithësi”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Postimi i tij i plotë:
I ashtu-quajturi artist, këngëtari serb Goran Bregoviç, i cili me vetëdije ka vendosur që artin t’ia vë në shërbim politikës kriminale e gjenocidiale, është ftuar në mënyrë institucionale nga Bashkia e Korçës.
Prandaj, edhe reagimi nga Kosova në lidhje me këtë ofendim duhet të jetë institucional. Ministria e Kulturës e Kosovës duhet t’i dërgojë notë proteste Bashkisë së Korçës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, përmes së cilës duhet të ofrojë argumentet pse kjo është fyese për shqiptarët, në radhë të parë, por edhe pse kjo është fyese për vlerat njerëzore e artistike në përgjithësi. Bazuar në këto argumente, duhet të kërkojë që ftesa për këtë këngëtar të anulohet.
Kjo nuk ka nevojë të bëhet në emër të nacionalizmit, por para sës gjithash në emër të humanizmit.
Poshtë të ashtu-quajturit artistë që frymëzojnë e mbështesin politika anti-njerëzore, pavarësisht cilës përkatësi të çfarëdollojshme i përkasin!
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...