Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Pas përfundimit të takimit presidenti Thaçi tha se kishin një bisedë të hapur e miqësore për finalizimin e marrëveshjes Kosovë- Serbi.
“Ishte një bisedë e hapur dhe miqësore në drejtimin e gjetjes së mundësive për arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë që do të nënkuptonte njohje e dy shteteve të pavarura dhe me mundësin që Kosova të pranohet në OKB”, tha presidenti.
Thaçi tha se ka ardhur momenti që të hidhet në tavolinë njohja reciproke/arbresh.info/
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...
57 vota për, 48 kundër – s’miratohet shmangia e afateve proc...
Haxhiu: Kur gratë përfshihen, shoqëria përparon