Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar letër për të pestën herë kryeministrit në dorëheqje, Albin Kurtit, në të cilën përfundimisht ka konstatuar se me veprimet e tij, Kurti nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e tij të propozimit të kandidatit të ri për ta formuar Qeverinë e re.
Thaçi ka njoftuar Kurtin se tashmë do të bëjë një konsultim të përbashkët me liderët e partive politike parlamentare për hapat e mëtejmë që do të ndërmerren, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës, shkruan arbresh.info.
Në këtë letër, Thaci i rikujton Kurtit se në pajtim me mandatin kushtetues të Presidentit të Republikës së Kosovës është përgjegjësi e tij ta ruajë stabilitetin e vendit dhe ta garantojë funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës./arbresh.info/

Me lot në sy, Benita përqafon Bellën para ndarjes: Bebi jem,...
Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Simbol i sakrificës d...
Gjiganti turk e kërkon Benzeman, por shokohet nga kërkesat f...
Itali, mbi 30 të plagosur në protestat kundër mbylljes së qe...
Tayna përfshin Presidenten Osmani në trend viral: Ne e vazhd...
Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet