Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është ftuar si mysafir në njërin nga forumet më prestigjioze në ShBA, në Council on Foreign Relations në Washington DC.
Këtë e ka bërë të ditur vet presidenti Thaçi përmes një postimi në faqen e tij zyrtarë në Facebook.
Thaçi ka bërë të ditur se në këtë forum do të flas për angazhimin për të arritur marrëveshjen paqësore gjithëpërfshirëse, të cilat sipas tij do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
“Pas pak do jem mysafir në njërin nga forumet më prestigjioze në ShBA, në Council on Foreign Relations në Washington DC, ku do të flas për angazhimin për të arritur marrëveshjen paqësore gjithëpërfshirëse, që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe ulësen e shtetit tonë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Thaçi.
/Arbresh.info
U vra javën e kaluar, 20-vjeçari kosovar varroset sot në Sue...
Spurs e fiton ndeshjen e parë me OKC, shkëlqen Wembanyama
Rama ndan pamjet nga Berati: Turistë nga vende të ndryshme p...
Flakët përfshijnë periferinë e Los Angeles/ Evakuime emergje...
Qendra e Studentëve organizon aksion për dhurimin vullnetar ...
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri