Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, a ka mirëpritur miratimin e rezolutës për dialogun me Serbinë e propozuar nga PSD’ja.
Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se dialogu me Serbinë nuk do të jetë i lehtë, po thotë se së bashku do të ia dalin me sukses. “Nuk do të jetë e lehtë, por së bashku si spektër politik, institucional, shoqëri civile dhe me besim tek miqtë ndërkombëtarë, do t’ia dalim me sukses”.
Ky është postimi i tij i plotën në Facebook:
Si president i vendit, e përshëndes miratimin e Rezolutës dhe Ekipit Negociator nga Kuvendit i Kosovës, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i udhëhequr nga Bashkimi Evropian, në krye me znj. Mogherini, i mbështetur nga SHBA dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë, do të përmbyllet me marrëveshje ligjërisht obliguese ndërkombëtare, njohje reciproke si dy vende sovrane dhe anëtarësim të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Nuk do të jetë e lehtë, por së bashku si spektër politik, institucional, shoqëri civile dhe me besim tek miqtë ndërkombëtarë, do t’ia dalim me sukses.
Bartësit e institucioneve me përgjegjësitë e tyre kushtetuese dhe ligjore, me legjitimitet qytetar, së bashku me ekipin negociator, do të koordinohen për udhëheqjen, mbarëvajtjen dhe përmbylljen me sukses të marrëveshjes finale gjithëpërfshirëse.HTH
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...
Hamza takon ambasadorin Blaj, kërkon mbështetjen e Sllovenis...
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij
AKB për pagën minimale: Vendim pa dialog, bizneset drejt inf...
Rizvanolli: Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten ...