Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur vlerësimin e misionit të vëzhguesve të BE-së për zgjedhjet në Kosovë.
Thaçi, përmes një statusi në Facebook ka thënë se kjo e konfirmon edhe njëherë se zgjedhjet ishin të lira e demokratike, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
E mirëpres vlerësimin e misionit vëzhgues të Bashkimit Evropian për zgjedhjet në Kosovë që konfirmon edhe një herë se zgjedhjet ishin të lira e demokratike dhe përmbushën standardet ndërkombëtare.
E falënderoj BE-në që i është përgjigjur pozitivisht ftesës sime për të dërguar misionin vëzhgues dhe falënderoj mbi 100 vëzhgues, të kryesuar nga Alojz Peterle, që të dielën vëzhguan zgjedhjet e përgjithshme. Gjithashtu, e mirëpresim raportin që do ta përpilojnë e që do të na shërbejë që të përmirësojmë edhe më zgjedhjet. HTH./Arbresh.info.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...