Presidenti Thaçi ka vlerësuar në maksimum fjalimin e Sekretarit të Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Thaçi thotë se fjalimi i Pomepot ishte frymëzues jo vetëm për rajonin tonë, por për mbarë Evropën dhe botën.
“Fjalimi i Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, në Konferencën e Sigurisë në Munih, ishte frymëzues jo vetëm për rajonin tonë, por për mbarë Evropën dhe botën.
Paralajmërimi i tij për një koordinim më të madh ndërmjet SHBA-së dhe Evropës do të forcojë unitetin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, i cili në tri vjetët e fundit kishte munguar.
Ky unitet do të reflektojë edhe në bashkimin e të gjitha forcave politike brenda Kosovës, duke krijuar një bazë të fuqishme për tejkalimin e sfidave historike që janë para nesh.
Bashkimi i aleatëve strategjikë perëndimorë të Kosovës, e bën të domosdoshëm përfundimin e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke projektuar të ardhmen e shtetit tonë, bazuar në paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. “
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3465538143516520
Mimoza Kusari njofton për vdekjen e babait të saj
Ankohet qytetari: Çmimi në raft më i ulët, në arkë më i lart...
Vdes në QKUK këmbësori që u godit nga një automjet në Fushë ...
Këtë fundvit, Mihrije Braha shfaqet më e bukur se kurrë
Osmani: Kosova është më e fortë falë frymës së bashkëjetesës
Serbia: Kanë nisur negociatat mes Rusisë dhe MOL-it hungarez...