Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim Ministren e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar ministren Xhaçka për mbështetjen që Qeveria e Shqipërisë po i jep Kosovës kudo në botë.
“Kosova dhe Shqipëria kanë bashkëpunim shumë të mirë dhe ne po mësojmë nga përvoja 105 vjeçare e shtetit shqiptar”, u shpreh presidenti Thaçi, duke vlerësuar lart kontributin e Shqipërisë në sigurinë rajonale si pjesë e NATO-s.
Ndërsa, Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka thënë se anëtarësimi i shteteve të rajonit në aleancën veriatlantike, përfshirë edhe anëtarësimin e Kosovës, do të zgjidhte problemet e sigurisë me të cilat përballet rajoni ynë.
Ajo theksoi se së shpejti Shqipëria do të ketë edhe atasheun e vet rezident në Kosovë.
“E mbështesim transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura”, u shpreh ajo.
Presidenti Thaçi dhe ministrja Xhaçka kanë biseduar edhe për bashkëpunimin e Ministrisë së Mbrojtjes me Forcën e Sigurisë së Kosovës, për të cilin janë pajtuar se mund të thellohet edhe më shumë.
Kreu i shtetit ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë model i profesionalizmit dhe i shumetnicitetit, si dhe ka shprehur bindjen se transformimi i saj në ushtri do të bëhet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, bashkësinë ndërkombëtare, si dhe me të gjitha komunitetet në Kosovë./arbresh.info/
Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj përfaqësojnë Kosovën në Lojërat...
“Më dhemb shpirti, do ta kem të vështirë të rikuperohe...
Si reaguan kandidatët të cilëve iu hoqën më së shumti vota n...
A do e marrë Groenlandën me forcë? Si përgjigjet Presidenti ...
Ekzekutoi Elton Çiçon brenda lokalit në ish-Bllok, kush ësht...
E kryer, Ter Stegen do të huazohet tek Girona