Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të ballafaqojnë qëndrimet e tyre në një debat që do të zhvillohet sot, e shtunë, në Forumin Europian Alpbach.
Thaçi e Vuçiq do të flasin për temën e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe perspektivat e dy vendeve, Kosovës e Serbisë, drejt anëtarësimit në BE.
“Pres me padurim të diskutojë për perspektivën e zgjerimit të Bashkimit Europian në Forumin Alpbach, një nga forumet më të rëndësishme të debatit social, politike dhe ekonomik në Europë”, ka shkruar të premten presidenti kosovar në Twitter.
Përveç Thaçit e Vuçiqit, në këtë forum të pranishëm do të jenë edhe liderë të tjerë si presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn.
Gjithashtu do të ketë edhe studiues, analistë e gazetarë të ndryshëm që do të jenë pjesë e diskutimit.
Forumi Europian Alpbach është një platformë interdisiplinare për shkencën, politikën, biznesin e kulturën.
Ky forum është themeluar në vitin 1945 dhe përgjatë viteve ka trajtuar problemet socio-politike të vendeve europiane.
Spitali i Ferizajt jep detaje për rastin tragjik: Nëna e fos...
Maqedonci takon ministrin britanik të Mbrojtjes në Turqi, fl...
Rama në Kongresin Botëror të Ligjit: Integrimi në BE çelësi ...
Nisin punimet për rindërtimin e rrugës Kijevë-Malishevë
Publikohet letra e pretenduar e vetëvrasjes së Jeffrey Epste...
Dogana e Kosovës zbulon faturë të dyfishtë në Vërmicë, dyshi...