Pak ditë pas lajmit nga Specialja për aktakuzat ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçit dhe kreut të PDK’së, Kadri Veselit, në Kosovë po qëndron për vizitë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Rama sot gjatë ditës ka të planifikuar të takohet me të gjithë liderët e partive politike, përveç liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj me të cilin ka një kohë që të dy i kanë marrëdhëniet e acaruara.
Takimi i fundit i Ramës do të jetë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Sipas agjendës së dërguar nga presidenca ky takim do të mbahet në ora 18:50, raporton Gazeta Express.
Një orë pas takimit me presidentin e vendit, Rama do të darkojë së bashku me Thaçin e Veselin në njërin nga restorantet e Prishtinës.
Megjithatë, në të njetën kohë ishte paralajmëruar se Thaçi do të fliste për aktakuzën e Speciales, pasi që paraqitja e tij gjatë vikendit ishte shtyrë për të hënën.
Nuk dihet nëse presidenti do të flas sot për këtë temë.
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...