Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci gjatë ditës së sotme është telefonuar nga ish-presidenti Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi, të cilët ndodhën në Hagë.
Ai ka thënë se kjo ishtë një nga bisedat me emocionuese në jetën e tij, transmeton arbresh.info.
“I falënderova për thirrjen miqtë e mi, Hashimin dhe Rexhën dhe ju thash se ju i mungoni jo vetëm familjeve, shokëve e miqve, por edhe Republikës së Kosovës, shtetit e shtetësisë tonë”, shkruan Lladrovci në Facebook.
Shkrimi i plotë:
Ndër bisedat e mia më emocionale në jetë, ishte biseda e sotme telefonike me miqtë e mi, Hashimin dhe Rexhepin.
Bisedat ishin plot ndjeshmëri, sepse, për herë të parë prej se ndodhen në Hagë, pata rastin të flas e ndëgjoj zërin e tyre.
Ish presidenti, Hashim Thaçi dhe UÇK-ja është pjesë e pandashme e historisë tonë, krenarisë dhe dinjitetit nacional.
I falënderova për thirrjen miqtë e mi, Hashimin dhe Rexhën dhe ju thash se ju i mungoni jo vetëm familjeve, shokëve e miqve, por edhe Republikës së Kosovës, shtetit e shtetësisë tonë.
Faleminderit, ish President, miku im Hashim, faleminderit Rexhë! /arbresh.info/
SBASHK mbështet grevën dy orëshe të organizuar nga Sindikata...
Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin nesër me protestë
Romano paralajmëron një “verë të nxehtë” nga Rea...
ZYRTARE/ Albin Krasniqi rikthehet tek Prishtina
LVV publikon agjendën e aktiviteteve në shënim të 19-vjetori...
Pacolli: Kërkesa e Prokurorisë për dënim me 45 vite burgim n...