Presidenti, Hashim Thaçi, thotë se Kosova nuk bëhet pjese e iniciativave eksperimentale, derisa refuzon pjesëmarrjen në në takimin e tretë rajonal të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
“Fundja, Kosova synon anëtarësim në NATO e BE dhe jo të bëhet pjesë e iniciativave eksperimentale rajonale, që janë rezultat i paaftësisë së BE-së për t’ia hapur dyert e anëtarësimit shteteve të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Thaçi.
Sipas tij, thirrjet dhe iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta.
Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e njohin shtetin e Kosovës.
“Kjo nënkupton se këto dy shtete nuk duan fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Kosovën. Prandaj, për aq kohë sa nuk do të ketë njohje reciproke me këto shtete, nuk mund të këtë përparim në aspektin e bashkëpunimit rajonal”, shkruan Thaçi në Facebook.
Kosova nuk ka marrë pjesë në takimin e parë të mbajtur në Novi Sad dhe në të dytin të mbajtur në Ohër.
Serbia jo vetëm që mohon krimet e kryera, por vazhdon të mos e pranojë ekzistencën e shtetit të Kosovës./arbresh.info/
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...