Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, po vazhdojnë takimet me liderët botërorë në Nju Jork, përcjell arbresh.info.
“Bashkë me zëvendëskryeministrin Pacolli kemi vazhduar takimet me përfaqësues të shteteve të ndryshme në Nju York”, ka shkruar Thaci në Facebook.
Ai ka thënë se gjatë takimit që kishte kryeministrin e Ishujve Solomon, Manasseh Sogavare ka falënderuar atë për mbështetjen ndaj Kosovës.
“Në takimin me kryeministrin e Ishujve Solomon, Manasseh Sogavare, falënderova atë për njohjen e Kosovës dhe për mbështetjen e vazhdueshme që po e japin Ishujt Solomon për anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare. HTH”, ka treguar ai.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë