Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Tomislav Nikoliq, do të kenë mundësinë e parë që të takohen së bashku.
Kreu i Serbisë, i njohur për qëndrimet e tij tejet nacionaliste, kishte krijuar probleme në raste të ndryshme gjatë samiteve rajonale të mbajtura kohë më parë, gjatë kohës kur presidente e Kosovës ishte Atifete Jahjaga.
Takimi mes Thaçit e Nikoliqit do të mund të ndodhë gjatë samitit të ardhshëm të Sarajevës që do të mbahet të hënën dhe të martën (29 dhe 30 maj) e javës së ardhshme.
Në këtë Samit i cili është në vazhdën e atyre të Brdo-Brioini” do të marrin pjesë presidentët e të gjitha vendeve të rajonit. Ftesën e kanë konfirmuar presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviq, ai i Malit të Zi Filip Vujanoviq, i Sllovenisë Boris Pahor, i Shqipërisë Bujar Nishani, i Kosovës Hashim Thaçi dhe i Serbisë Tomislav Nikoliq. /lajmi.net
Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 20 muaj burg p...
Ambasadori Malaj viziton Spitalin e Prizrenit dhe ndan mirën...
Policia arreston një shtetas të Malit të Zi për vjedhjen e d...
Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të orga...
Natë e zjarrtë evropiane – 18 përballja sonte në Ligën...
Këto vende do të mbesin sot pa rrymë, shkak punimet në rrjet...