Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka mirëpritur marrëveshjen e Ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, për krijimin e një liste të unifikuar të partive shqiptare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi.
Këtë Thaçi e bëri të ditur me anë të një postimi në Twitter.
“Unë mirëpres marrëveshjen për krijimin e një liste zgjedhore të unifikuar të partive shqiptare në luginën e Preshevës. Mjet i rëndësishëm për fuqizimin politik dhe mbrojtjen e interesave kombëtare. Falënderoj gjithashtu ushtruesin e detyrës së Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakajn, për mbështetjen e këtij procesi”, ka shkruar Thaçi.
Dona, konkurrentja e radhës që u largua nga Ferma VIP
7-1 është një rregull i thjeshtë gjumi që mund t’ju zgjasë j...
Thaçi tregon se a i përcjell zhvillimet politike në Kosovë
“Mund të tretem në burg, por Kosova do ketë progres”
Thaçi: Trump, i vetmi që mund ta detyrojë Putinin ta njohë K...
Përjetime nga burgu, Thaçi: Buzëqeshja s’buron nga shpirti, ...