Zyra e Komunikimit të Presidencës së Turqisë, ka njoftuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka telefonuar homologun e tij turk, Recep Tayip Erdogan, për ta uruar me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve dhe ‘suksesit’ të arritur në to.
Siç shkruan Anadoly Agnecy, krahas Hashim Thaçit, Erdoganin e ka telefonuar për ta uruar edhe kryeministri pakistanez, Imran Khan.
Më herët thuhet se presidentin turk e ka uruar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Megjithatë vetë Thaçi nuk ka njoftuar se e ka telefonuar ‘vëllain’ e tij në telefon, siç bën zakonisht në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’.
Në zgjedhjet e së shtunës, Erdogan ka humbur qytetet kryesore të Turqisë, përfshirë Ankaranë, Izmirin, Stambollin, Antalyan etj.
Humbja e këtyre qyteteve është parë si goditje ndaj Erdoganit, pasi vetë ai kishte thënë se kush e fiton Stambollin e fiton krejt Turqinë./GazetaExpres/
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...
Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në ...
Në Prishtinë u mbajt akademia përkujtimore “Ditët e Shqipes”...
Tragjedi në Austri: Humb jetën 19-vjeçari nga Kosova në një ...