Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Kosova duhet të vazhdoj luftën kundër korrupsionit, veç tjerash edhe t’u garantojnë të drejtat e tyre të gjithë qytetarëve, shkruan Arbesh.info
Thaçi gjithashtu ka komentuar edhe raportin e të drejtave të njeriut në Kosovë për vitin 2018, i cili është publikuar nga departamenti Amerikan i Shtetit, ku tha se ka shumë përparime në sektorin e drejtësisë.
“Raporti për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2018, i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka identifikuar shumë përparime në sektorin drejtësisë, por edhe shumë sfida që kemi përpara. I jemi mirënjohës SHBA-së për investimet dhe mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në sektorin e drejtësisë. Të gjitha ngecjet që janë identifikuar në këtë raport duhet të merren seriozisht nga institucionet e Kosovës dhe të punohet me dinamikë më të madhe në përmirësimin e tyre. Ne duhet ta vazhdojmë luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe t’i garantojmë të drejtat e qytetarëve të të gjitha komuniteteve tona, si vlera mbi të cilat e kemi ndërtuar shtetin tonë” ka shkruar Thaçi.
Trump kritikon çmimet e larta të biletave për Kupën e Botës:...
Gjini: Po më vjen keq me thanë, por më 24 maj do të konfirmo...
Prishtina do të presë AI+ Expo në nëntor – një nga ngjarjet ...
Prizren, refuzohet paraburgimi për pesë të arrestuar në rast...
Zulfaj pret ambasadorin suedez, riafirmohet mbështetja ndaj ...
74-vjeçari arrestohet për vrasjen e partneres në Gjermani