Më 2 korrik 2025, Trupi Gjykues II miratoi pjesërisht kërkesën e përbashkët të Mbrojtjes për të ndryshuar orarin e rishikuar të gjykimit të vendosur më 5 qershor.
Trupi Gjykues miratoi një shtyrje të shkurtër të Konferencës Përgatitore të Mbrojtjes për datën 19 gusht 2025, por hodhi poshtë kërkesën për të zgjatur afatin për dorëzimin e listave të dëshmitarëve dhe të provave të Mbrojtjes.
“Trupi Gjykues theksoi se Mbrojtja duhet të njoftojë Trupin Gjykues deri më 16 korrik 2025 nëse synon të dorëzojë provat e veta dhe informoi palët se çështja e parë e Mbrojtjes duhet të jetë gati të fillojë një javë pas Konferencës Përgatitore të Mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.
Tutje thuhet se Trupi Gjykues gjithashtu caktoi konferencën për ecurinë e çështjes, të martën më 22 korrik 2025, në orën 14:00.
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...