Në orët e vona të mbrëmjes së sotme bëhet e ditur se janë nisur për në Tiranë Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Haradinaj, me ftesë të Kryeministrit Rama
Dramat duket që tek kanë filluar në Kosovë. Asnjë ditë nuk po nis dhe pa mbaron pa lajme ekskluzive dhe dramatike për vendin tonë.
Gazeta Express ka mësuar se në orët e vona janë nisur në Tiranë të gjithë krerët e shtetit.
Sipas këtij burimi thuhet se ata janë nisur me një ftesë urgjente të Kryeministrit Edi Rama.
“Nuk kam informata të tjera”, ka thënë ky burim.
Në anën tjetër, në një vizitë të paralajmëruar më herët në Tiranë po qëndrojnë edhe Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.
Këta të dy pritej që nesër t’i takonin udhëheqësit e shtetit shqiptarë, me të cilët do të bisedonin për gjendjen e fundit në vend.
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...
Haxhiu: Eliot Engel nuk heshti për Kosovën në kohët më të vë...
Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot En...