Në ditët kur janë ngritur tensione mes Kosovës dhe Serbisë për shkak të arrestimit të të ashtuquajturit drejtor të zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, duket se të dyja shtetet po koordinohen edhe me miqtë e tyre ndërkombëtarë.
Mësohet se sot presidenti i vendit Hashim Thaçi është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie. Takim i sotëm i tyre është konfirmuar nga Presidenca e Kosovës, duke thënë se ka qenë takim i rregullt javor.
“Po, presidenti Thaçi ka takuar sot ambasadorin amerikan, por ky takim ishte rregullt javor”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të Presidencës.
Të pyetur nëse kanë diskutuar për zhvillimet në veriun e vendit, Zyra e Informimit e presidentit Thaçi i është shmangur përgjigjes direkte, duke thënë se në takimet e rregullta javore të presidentit me ambasadorin amerikan, diskutohen kryesisht të gjitha zhvillimet javore.
Duke iu referuar një bisede telefonike të presidentit serb me presidentin rus, mediat serbe sot kanë raportuar se Vuçiq ka marrë përkrahje nga ana e Putinit.
Shtetet e Ballkanit Perëndimor, sipas shumë mediave botërore, shihen si fushë ku “thyhen shigjetat” në mes të Perëndimit dhe Rusisë, prandaj edhe kohëve të fundit janë rritur përpjekjet nga ana e Rusisë për të shtrirë ndikimin në këtë pjesë të Evropës, duke shfrytëzuar kështu edhe hapësirën që ia ka krijuar Bashkimi Evropian me ngecjet në procesin e integrimit evropian.
Zelensky: Ukraina s’do ta njohë Donbasin si rus
Çeku: Në palestrën e sportit “Minatori” po vendosen tribunat...
Rusia nuk ka gjasa të bjerë dakord për një marrëveshje paqej...
Jalen Johnson prezantohet tek Rahoveci
Mblidhen 1.2 milionë euro donacione për heroin e sulmit në A...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në përurimin e Akseleratori...