Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi nëpërmes një komunikate dënon sulmin terrorist në Ankara dhe ngushëllon autoritetet turke.
Thaçi, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, shprehet i tronditur dhe dënon ashpër sulmin e sotëm terrorist në Ankara, në të cilin humbën jetën rreth 30 persona dhe u plagosën mbi 120 të tjerë.
“Në këto momente të rënda, populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës bashkëndjejnë me popullin turk dhe familjet e viktimave.
Ne solidarizoheni përkrah popullit turk në këto çaste të rënda për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Turqisë”, është shprehur Thaçi.
Aktet e tilla mizore terroriste, sipas Thaçi, dëshmojnë se sa i nevojshëm dhe i drejtë është vazhdimi pa kompromis i luftës kundër terrorizmit.
Në fund thuhet se Qeveria e Republikës së Kosovës do të qëndrojë fuqishëm përkrah koalicionit global në luftën kundër terrorizmit.
Flick shpallet trajneri më i mirë i muajit mars në La Liga
Të arrestuarit për dallavere me patentë shoferë, Basha njoft...
Kryeqyteti ka pranuar donacion prej 10,000 kg agjent shuarës...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Prishtinë
Publikohet orari i Final Four-it të Ligës Unike
Osmani priti në takim ambasadorin e Gjermanisë, flasin për z...