Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar sot tri ligje që ndërlidhen me parandalimin dhe luftimin e Pandemisë Covid-19.
Këtë e ka bërë të ditur presidenti Thaçi përmes Facebook, ku ka shtuar se këto tri ligje do të mundësojnë tejkalimin e kësaj situate dhe në rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.
Thaçi ka dekretuar Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Projektit Emergjent COVID-19 dhe atë për Marrëveshjen e Huasë ndërmjet Kosovës dhe BE-së./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Kosova tashmë e ka Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Projektit Emergjent COVID-19 dhe atë për Marrëveshjen e Huasë ndërmjet Kosovës dhe BE-së për ndihmën makro-financiare.
Sot i dekretova këto tri ligje tejet të rëndësishme që ndihmojnë në tejkalimin e kësaj situate dhe në rimëkëmbjen e ekonomisë sonë. H.TH
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...