Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dekretuar Avni Arifin si ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Këtë e ka bërë të ditur vet Arifi për KALLXO.com, duke thënë se dje është dekretuar nga presidenti si ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Qysh në shtator jam emëruar nga Ministria e Punëve të Jashtme, kam kaluar intervistimin edhe para Komisionit për Punë të Jashtme, dhe i është dërguar presidentit kërkesa për dekretim. Presidenti më ka dekretuar dhe varësisht nga përgjigjja e vendit nikoqir do të jem ambasador”, tha Arifi.
Tutje Arifi ka sqaruar se ende nuk dihet se kur do të fillojë misionin e tij diolomatik sepse janë duke pritur pëlqimin e vendit në të cilin do të shërbejë.
“Është një procedurë që quhet akreman tani është procedura diplomatike me pëlqimit në vendin ku unë shkoj, kjo procedurë zgjatë prej dy javëve deri në 12 ose 13 javë”, tha ai.
Ndonëse Arifi është dekretuar si ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kosova vazhdon të mos ketë ambasadorë edhe në 7 vende tjera si Australi, Shqipëri, Suedi, Mbretëri e Bashkuar, Arabi Saudite, Turqi si dhe në Itali, si dhe vazhdon të mos ketë shef të Zyrës ndërlidhëse në Beograd.
“Referët duhet të tregojnë përgjegjësi dhe profesionalizëm” ...
NATO: Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet sërish
Spektakël pas pjesës së parë në Camp Nou, pesë gola të shënu...
Ndërpritet furnizimi me gaz i Irakut nga Irani pas sulmeve
Apeli ul dënimin për të akuzuarin për krime lufte nga 15 në ...
E dhimbshme: Vdes në moshë të re ish-zëdhënësja e FC Dritës