Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me medalje presidenciale nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halitin, njëherësh nënkryetar i PDK-së.
Në një postim në Facebook ka shkruar se kjo medalje iu dha për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, sot e dekorova njërin ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, anëtarin e delegacionit të bisedimeve në Rambuje dhe nënshkruesin e Deklaratës së Pavarësisë, Xhavit Halitin, për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Thaci.
Asnjë nismë për uljen e çmimit të naftës
Florent Muslija ‘bombardon’ portën e Sllovakisë,...
Pacolli: Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për al...
Fisnik Asllani barazon rezultatin në fillim të pjesës së dyt...
“Njerëz të çmendur” , Behgjet Pacolli i reagon ashpër Granit...
Shqipëria në epërsi pas pjesës së parë me golin e Arbër Hoxh...