Presidenti, Hashim Thaçi, ka cituar kancelaren gjermane, Angela Merkel, rreth marrëveshjes finale me Serbinë.
“Në fjalën e saj, Kancelarja Merkel për një diskutim të mirë gjatë aktiviteteve në Paris këtë fundjavë mbështeti përpjekjet tona për të arritur një marrëveshje paqësore të marrëveshjes ligjore midis Kosovës dhe Serbisë, duke çuar në integrimin e plotë të Republikës së Kosovës në OKB, NATO dhe BE,” ka shkruar presidenti Thaçi në Twitter, transmeton arbresh.info.
Një ditë më parë, Thaçi takoi edhe personalisht kancelaren Merkel. Thaçi ka qenë mjaftë i përfolur nëpër mediet në Ballkan rreth trajtimit të tij, si përfaqësues i Kosovës, nga protokolli francez gjatë ceremonisë së kujtimit të përfundimit të 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore.
Kosova ishte pranë përfaqësuesve të vendeve si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusisë, Gjermanisë dhe disa vendeve të tjera të fuqishme botërore, derisa Serbia ishte përballë tyre./arbresh.info/
Një i vdekur dhe 27 të lënduar pasi një tren i shpejtë u për...
Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesi...
Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spi...