Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po ndjekë punimet e Konferencës së Ministrave të Punëve të Jashtme të Grupit të Vishegradit (V4) dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6), që po mbahet në Pragë, ku po diskutohet për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe bashkëpunimin rajonal.
Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri Thaçi ka thënë se Kosova po përmbyll me sukses vitin 2015 si vit evropian për Kosovën. “Sapo kemi nënshkruar MSA-në dhe me të drejtë po presim rekomandimin për heqjen e vizave, pasi kemi përmbushur të gjitha kushtet”, ka thënë Thaçi.
Zëvendëskryeministri Thaçi i ka bërë thirrje BE-së që të mos vonohet me rajonin, pasi kjo po i hap mundësi shteteve dhe ideologjive të tjera të provojnë të bëjnë vend në Ballkan.
Duke iu kthyer votimit për anëtarësim të Kosovës në UNESCO, Thaçi ka thënë se kjo përvojë ka treguar se sa e brishtë është paqja në Ballkan.
Serbia ka treguar se nuk i përmbahet marrëveshjeve, ka thënë Thaçi, duke shtuar se kjo e bën të nevojshme që BE-ja sa më parë të adoptojë qasje unike ndaj Kosovës.
Gjithashtu, zëvendëskryeministri Thaçi ka theksuar se përvoja në UNESCO e ka bërë të qartë s e i tërë Ballkani Perëndimor duhet të hyjë “në pako” në BE. Përndryshe, nëse do t’i lejohet, Thaçi ka thënë se Serbia përsëri do të provojë të pengojë Kosovën në rrugën e integrimit euro-atlantik.
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...