Presidenti Thaçi, i shoqëruar nga zyrtari i PDK’së, Sami Lushtaku, ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Marinë të Skenderajt.
Thaçi në një deklaratë për median që e përcolli aktivitetin e tij, foli për viktimat shqiptare të luftës së fundit në Kosovë, duke thënë se askush nuk mund ta amnistojë gjenocidin e kryer nga Serbia.
“Është bërë e qartë në nivel lokal dhe botëror se Serbia ka kryer gjenocid, ka kryer spastrim etnik. Për fat të keq, heshtja ndërkombëtare, ka krijuar një lloj amnistie për gjenocidin e kryer në Kosovë, por nuk ka kohë, faktor dhe rrethanë që e amniston krimin dhe gjenocidin e kryer në Kosovë”, ka thënë Thaçi.
Ai nuk foli rreth zhvillimeve të mbrëmshme mes tij dhe shefit të Qeverisë në detyrë, Albin Kurtit e Vetëvendosjes, të cilën Presidenti Thaçi e quajti mbrëmë ndërmarrje kriminale.
Kreu i shtetit e ka ftuar mbrëmë ushtruesin e detyrës së Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçlën, që ta marrë shefin e tij, Kurtin, dhe t’i shkojnë në shtëpi. Kurti më pas e ftoi Thaçin që përballjen ta zhvillojnë në një studio televizive.
Krejt kjo pasi Sveçla në një konferencë për media tha se nëse konfirmohet se Presidenti Thaçi e ka futur në Kosovë fshehtas deputetin Behgjet Pacolli, për t’i ikur masave të vëna për parandalimin e përhapjes së pandemisë, atëherë edhe Thaçi do t’i nënshtrohet karantimint ose vetizolimit.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan