Kandidatja e PDK-së për deputete Evgjeni Thaçi, ka thënë se Kosova është në rrezik nga persona që duan shkatërrimin e shtetit.
Mbesa e ish-presidentit Hashim Thaçi ka akuzuar liderin e LVV-së, Albin Kurtin për tentim të zhbërjes së shtetit të Kosovës.
Sipas saj, nxitja e anarkisë, shkeljes së Kushtetutës dhe të ligjeve, linçimi publik i bartësve të institucioneve, janë metodat radikale që po i përdor ai.
Shkrimi i plotë:
Kosova është në rrezik. Mos ju jepni krah shkatërruesve të shtetësisë.
Albin Kurti po tenton ta zhbejë shtetin e Kosovës. Nxitja e anarkisë, shkeljes së Kushtetutës dhe të ligjeve, linçimi publik i bartësve të institucioneve, janë metodat radikale që po i përdor ai për të mbështetur pohimin e vjetër serb, që “shqiptarët e Kosovës nuk mund ta mbajnë shtetin”. Në këtë grackë ka rënë edhe u.d. presidentja Osmani. Ja sa “e zonja” paska qenë. Ja sa shumë e paska dashur pavarësinë dhe shtetin e Kosovës. Ja sa “feministe” qenka. E sulmon të vetmen grua që ka nje pozitë publike udhëheqëse e të pavarur në vend. Me e keqja është se Kurti e Osmani po e dëmtojnë shtetesinë e Kosovës në emër të popullit të saj.
Por a do ta lejojë populli këtë? Populli është me i mençur sesa mendon Kurti. Pushteti merret përmes votës së lirë. Kosova nuk duron diktator. Kosova do të mbetet REPUBLIKË dhe siç ka thënë presidenti Biden, shtetësia e saj është e pakthyeshme.
Ylli dhe Trepça luajnë sonte për një vend në gjysmëfinalen e...
Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 68...
IPK me 10 rekomandime pas inspektimit për trafikimin e narko...
Trump përfundon fjalimin: SHBA është rikthyer më e madhe dhe...
Kurti u takua me Ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë të Est...
Osmani për ftesën e Trump në Bordin e Paqes thotë se nuk për...