Presidenti i vendit Hashim Thaçi në konferencën për media ka folur edhe për akuzat e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili ka thënë se presidenti ka pasur dorë në rastin e deportimit të qytetarëve turq
Thaçi ka thënë se për të janë shqetësuese akuzat, raporton arbresh.info.
“Mendoj qe njeriu kur deklarohet për diçka duhet me u deklaru duke u bazuar në fakte. Për Kosovën janë shumë këto ngjarje që kanë ndodhur në ditët e fundit”, ka deklaruar ai.
Tutje ai ka thënë se secili sot në Kosovë e pyet Kurtin për ekipet e veta që i çon për trajnime në Stamboll, takime të rregullta mujore. Ai ka thënë se ata e dinë përgjigjem ata e dinë që edhe e di përgjigjen por duhet ta dinë edhe qytetarët.
Ai ka thënë se agjenda e Kurtit tash e 20 vite përputhet me agjendën e Beogradit./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1741854769212941/
ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Nigeri që vrau 29 pers...
Enver Hasani: Është puç, s’ka procedurë pa 80 deputetë të pr...
Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e b...
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...