Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për median izraelite Israel Hayom në lidhje me njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, që u bë publike gjatë ditës së djeshme.
Thaçi tha se njohja e ndërsjellët mes Kosovës dhe Izraelit është e arritur historike, ndërsa për këtë i shprehu mirënjohjen Shteteve të Bashkuara të Amerikës që i mundësuan Kosovës dhe Izraelit ndërtimin e partneritetit si dy shtete sovrane.“Njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Izraelit është një arritje historike.
Ndërsa shpresoj të hap ambasadën tonë në Jerusalem, u jam mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës që bënë të mundur që Kosova dhe Izraeli të ndërtojnë një partneritet të fortë si dy vende sovrane”, deklaroi Thaçi për Israel Hayom.
I pari i vendit tha se populli i Kosovës dhe populli i Izraelit kanë krijuar një lidhje të pathyeshme mbi sakrificën, luftën dhe luftën për mbijetesë gjatë gjithë historisë, dhe që beson fuqimisht se njohja është një vazhdim i një miqësie të gjatë midis vendeve tona.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër