“Është ndjenjë e veçantë kur shoh respektin që ka populli i Kosovës për babanë tim. Këtë gjë e kam vërejtur gjatë fushatës së zgjedhjeve të fundit qendrore në vend”, thotë deputetja Rugova gjatë një interviste për gazetën Zëri.
Ndërkohë ajo thotë se rruga e vetme në politikë është ajo e babait të saj, rrugë kjo e cila sipas saj, sjell të ardhme të mirë për secilin prej nesh.
“E kam cekur shumë herë që nuk do të kem rrugë tjetër përveç rrugës së babait tim dhe për këtë do të binden qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha ajo.
Ndërsa pranon se pas dhjetë vjetëve Kosovën e sheh si shtet shumë më të zhvilluar ekonomikisht, me më shumë investime, si dhe me një rini që ka liri të lëvizjes dhe këmbimit të përvojave me vendet perëndimore.
Kurse për mundësinë e kandidimit për presidente, nëse do t’i vije mundësia për një post të tillë, Teuta Rugova vlerësoi se edhe për këtë post duhet ta vendosë elektorati./Zeri
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...