Deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu është shprehur e bindur se AAK do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme dhe si e tillë do ta zgjedhë ajo koalicionin qeverisës .
Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook Haxhiu ka goditur rëndë Shefin e Grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti duke i përmendur edhe vajtimet dhe pafuqinë e tij.
“Prandaj edhe vajtimet e Avdullah Hotit po e tregojnë pafuqinë e tij edhe brenda LDK-së , e lëre më për Kosovën” ka shkruar Haxhiu.
Te gjithë ata që fyejnë kryeministrin e dinë shumë mirë që ai do të fitojë ka shkruar Haxhiu më tutje .
Më poshtë lexoni statusin e plotë :
“Fitorja e AAK-së në këto zgjedhje është e pa diskutueshme,prandaj edhe e drejta për ta zgjedhur partnerin qeverisës do t’i takoj AAK-së.
Ata që po proklamojnë gjepura dhe po e fyejnë Kryeministrin Haradinaj e kan të qartë se kush do të fitoj.
Prandaj edhe vajtimet e Avdullah Hotit po e tregojnë pafuqinë e tij edhe brenda LDK-së , e lëre më për Kosovën”.
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë
Lideri i Iranit thyen heshtjen, lëshon një deklaratë të rral...