Në kuadër të fushatës së muajit Tetor – Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Prishtinë, ka zhvilluar një sërë aktivitetesh në institucione arsimore, si dhe me gra në komunitet.
“Dr Valbona Maloku nga Departamenti i Mjekësisë Sociale ka zhvilluar një ligjëratë informuese për mënyrat e parandalimit të kancerit të gjirit dhe gjithashtu janë mbajtur diskutime të hapura për diagnostikimin e hershëm të kësaj sëmundje në Universitetin “UBT” në Prishtinë me studentë dhe staf akademik, në Institucionin parashkollor “Piramida” në Fushë Kosovë, me edukatore dhe nëna, si dhe te “Shkolla e Gjelbër” në Prishtinë me nxënës të klasave të nënta dhe me mësimdhënës”, thuhet në njoftim.
Gjatë aktiviteteve janë shpërndarë fletushka me informacione mbi faktorët e rrezikut të sëmundjes së kancerit të gjirit , shenjat paralajmëruese dhe mënyrat e parandalimit të kësaj sëmundje.
Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve ishte edukimi dhe ndërgjegjësimi për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, vetëkontrollin e gjirit dhe kontrollet e rregullta mjekësore./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...