Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka marr pjesë në hapjen e muajit të ndërgjegjësimit në kuadër të Tetorit Rozë.
Kusari-Lila përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se në hapje të këtij muaji kanë marr pjesë përfaqësues shtetëror, profesionistë shëndetësorë, përfaqësuese të shoqërisë civile, gra që e kanë fituar betejën me kancerin, media dhe mbështetës të shumtë
“Tetori Rozë është rikujtim i fuqishëm për vlerën e jetës dhe domosdoshmërinë e kujdesit ndaj shëndetit tonë. Ky muaj na fton të ndalemi, të reflektojmë dhe të veprojmë – sepse parandalimi dhe kontrolli i hershëm janë arma më e fortë kundër kancerit të gjirit”, ka shkruar Kusari-Lila.
“Sot, së bashku me përfaqësues shtetëror, profesionistë shëndetësorë, përfaqësuese të shoqërisë civile, gra që e kanë fituar betejën me kancerin, media dhe mbështetës të shumtë, shënuam hapjen e këtij muaji të ndërgjegjësimit”, tha tutje ajo.
Ndër të tjera Kusari-Lila potencoi se aktivitetet që do të zhvillohen përgjatë tetorit synojnë ta sjellin kontrollin sa më afër çdo gruaje dhe vajze, në mënyrë që askush të mos mbetet pa mundësinë e një kontrolli të hershëm e efektiv.
“Le ta kthejmë këtë muaj në një thirrje për guxim, solidaritet dhe kujdes ndaj vetes e njëra-tjetrës. Një kontroll i thjeshtë shpëton jetë, bëje edhe ti, për veten, për jetën”, tha Kusari-Lila./Arbresh.info
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...
Fundoset në Mesdhe një tanker rus me gaz natyror, Moska akuz...