Tetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut në fshatin Vranidoll.
Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info, zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.
Ajo thotë se në aksidentin e ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit, janë përfshirë dy vetura.
“Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Vranidoll. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 8 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./arbresh.info/

Komuna e Prishtinës shqipton 4 gjoba nga 500 euro për hedhje...
‘‘Problemet pas 100 eurove’’, Cakolli për vendimin e qeveris...
Olympiacos mposht Fenerbahçe, kalon në finale të EuroLeague
Zgjedhjet e 7 qershorit, mbi 15 mijë votues më shumë në list...
Zjarr në Vlorë, era e fortë përhap me shpejtësi flakët në ko...
Miftaraj: Kurti, politikan mesatar ballkanik – Gjatë qeveris...