Mesditën e sotme një grup prej tetë personash nga Serbia janë shoqëruar për në Stacionin Policor në Vushtrri, pasi të njëjtit dyshohet se kishin bërë disa video-inçizime te Kalaja e Qytetit. Grupi i shtetasve serbë është intervistuar dhe më pas me vendim të prokurorit janë lënë të lirë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Policia në Vushtrri, sot në orët e mesditës te Kalaja e Qytetit ka hasur në disa persona që po fotografonin Kalanë e qytetit. Për nevoja të verifikimit janë shoqëruar në Stacion Policor tetë persona shtetas të RS Serbisë, Lidhur me veprimet është njoftuar prokurori ku pas verifikimit të nevojshëm personat jan liruar”, konfirmoi Zahiti.
Sipas policisë tek shtetasit serbë nuk është vërejtur asgjë e dyshimtë.
AGK-ja nderohet me mirënjohje nga Policia e Kosovës
Bisedime Ukrainë-Rusi në Abu Dabi, teksa Moska kryen sulme t...
Aktakuzë ndaj pronarit dhe kompanisë për punëtorin që vdiq 7...
PDK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” dhe nis mobili...
Virusi “Nipah” alarmon botën, Naser Ramadani tregon a rrezik...
Drejtori i Policisë: Pronarët e salloneve të veturave janë t...