Tetë persona të lënduar pas një aksidenti në Podujevë

10:24 | 11 Janar 2021

Tetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në Podujevë mes tri veturave, raporton Policia e Kosovës.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes tri veturave. Si pasoje aksidentit, janë lënduar gjashtë meshkuj kosovarë dhe dy femra kosovare, ku dy nga të lënduarit kanë mbetur për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa të tjerët janë liruar”, thuhet në raport./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara