Policia e Kosovës raporton se tetë persona janë lënduar në aksidentet e së dielës.
Aksidentet me të lënduar raportohen në Fushë Kosovë, Gjilan, Ferizaj, Prizren e Leposaviq.
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fushë Kosovë 20.06.2021 ─ 19:01. Ka ndodhur aksident trafiku në mes të tre veturave me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasoj e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Rasti vazhdon të hetohet.
Fsh. Livoq, Gjilan, 20.06.2021 ─ 16:50. Ka ndodhur aksident trafiku në mes të tre veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasoj e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit i cili ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën emergjente në Gjilan e më pas është liruar për në shtëpi.
Fsh. Nerodime, Ferizaj, 20.06.2021 ─ 16:45. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin, duke u aksidentuar me motoçikletën të cilën ishte duke drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë, lëndime ka pësuar viktima i cili pas tretmanit mjekësor në emergjencë në Ferizaj, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Rr. Reqanit, Prizren 20.06.2021 ─ 15:15. Vetura me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dalur nga rruga dhe është përplasur bri rruge. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare pasagjere në veturë. E lënduara pas pranimit të ndihmës mjekësore është liruar në shtëpi.
Rr. Hysni Morina, Prizren, 20.06.2021 ─ 15:00. Lëndime të lehta trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi motoçikleta të cilën po e drejtonte ai është goditur nga një veturë në lëvize të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Viktima pas pranimit të tretmanit mjekësorë është liruar.
Fsh. Klik, Leposaviq, 20.06.2021 -00:50 Dy vetura civile me drejtues meshkuj kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasoj e aksidentit dy drejtuesit e veturave kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësorë./arbresh.info/
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...