Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm -Divizioni për Çështje Penale ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit A.H. për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”.
“I akuzuari A.H. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burg në kohëzgjatje prej 8 muajsh, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. I akuzuari A.H. është akuzuar nga Prokuroria pasi që në vitin 2018 e kishte sulmuar fizikisht të dëmtuarën D.A. dhe i kishte shkaktuar dëmtime të lehta trupore. Gjatë intervenimit të rastit të dhunës në familje, të akuzuarit A.H. në dhomë i ishte gjetur një vazo me bimë substanca narkotike”, thuhet në komunikatë.
Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.
Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /koha.net
SHBA gati sanksionet e reja kundër Rusisë nëse Putin refuzon...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe mjegull
LDK thërret konferencë për media
Moti sot në Kosovë
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...