Veç nga një detyrë që buron nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) kanë pasur ta kryenin tetë ministri në tremujorin e parë të vitit 2019. Secila nga to ka dështuar ta jetësojë këtë obligim.
E dhëna është evidentuar në Raportin mbi përmbushjen e Programit kombëtar për zbatimin e MSA-së, referuar periudhës janar-mars, e një kopje të të cilit dokument e ka siguruar “Koha Ditore”.
Ndryshe nga raportet e mëhershme, i fundit tregon gjendjen e përmbushjes së detyrave edhe nga institucionet veç e veç. Dhe, kampionë për mospunë janë gati gjysma e dikastereve qeveritare.
Rezultate shterpe kanë treguar: Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, si dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik.
Ngjashëm si këto kanë vepruar edhe dy institucione të pavarura – Banka Qendrore nuk e ka kryer asnjë nga 3 detyrat që i kishte, sikurse as Autoriteti Kosovar i Konkurrencës që nuk e ka zbatuar të vetmen detyrë me të cilën ishte ngarkuar. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Shkëmbi 4 km rrëzohet në Sicili, mbi 1,000 persona evakuohen
Zarfi i parë i zi në shtëpi/ Bullizim dhe dhunë psikologjike...
Kapet në Prishtinë shtetasi i huaj, i kërkuari nga INTERPOL-...
“Jam krenar që jam djali i Violetë Kukajt”, Roge...
Netanyahu: Nuk do të lejojmë krijimin e një shteti palestine...
Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhduku...