Tetë burrat e Ekipit negociator të Kosovës, kanë mbajtur takimin e parë konsultues me përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, në Bruksel.
Bashkëdrejtuesit e këtij delegacioni, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, dhe anëtarët e tjerë, paraqitën para Mogherinit rezolutën dhe ligjin për dialogun, raporton KTV.
E, meqë Serbia thotë se nuk do të hyjë në dialog pa anulimin e taksës për mallrat serbe, Fatmir Limaj, tha se për t’u hequr taksa, ka kushte.
Gatishmëria e delegacionit shtetëror për dialog, nuk duhet të keqkuptohet me gatishmëri për të diskutuar gjëra që nuk ia vlejnë, tha Ahmeti.
Limaj e Ahmeti thanë se duhet të kuptohet epilogu i dialogut, duke bërë të ditur se kanë kërkuar angazhim shtesë nga BE-ja, për liberalizim të vizave për kosovarët.
Ata bënë thirrje që Serbia ta ndalë fushatën e tërheqjeve të njohjeve të shtetësisë së Kosovës.
Ahmeti pranoi pas takimit në Bruksel, se ka pasur bisedime ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë, lidhur me arritjen e një marrëveshjeje për Kosovën.
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...
Pse vitamina D ndonjëherë nuk vepron? Ndoshta po e merrni në...
A mund të mbahen larg rrjeteve sociale? Australia po e bën, ...
Si ndikon muzika e preferuar në trurin tonë: Efekti i nostal...
Elezi: 15 subjekte dorëzojnë listat me 541 kandidatë për dep...