Shtabi i Krizës Emergjente në Fushë-Kosovë, ka njoftuar se 33 të testuarit në fshatin Miradi e Ulët kanë rezultuar negativ në COVID-19.
Në njoftimin thuhet se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka konfirmuar se 33 personat e testuar të fshatit Miradi e Ulët, që i përkisnin rrethit familjar të tre të infektuarve me COVID 19, kanë dalur negativ.
“Ky është një lajm i mirë për banorët e këtij fshati, por edhe për të gjithë qytetarët e Komunës së Fushë Kosovës. Shtabi Emergjent në Fushë Kosovë, falënderon IKSH për veprimin e shpejt, në mënyrë që të sqarohet gjendja e rrethit social të të prekurve nga COVID 19. Njëherësh njoftojmë se gjendja e të prekurve është shumë e mirë dhe ata janë në përkujdesje të vazhdueshme”, thuhet në njoftim.
Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 125 persona me coronavirus, 10 prej tyre janë shëruar ndërsa një ka humbur jetën.
Jurgen Klopp në Real Madrid?
Rekord të ardhurash nga turizmi/ BSH: Ekonomia përfitoi 4.4 ...
Vazhdojnë protestat dhe bllokimet e rrugëve nga fermerët
Tahiri bisedon me Thaçin me telefon: E njoftova se nesër zër...
Punimet e ndërtimit në rrugën Veternik–Graçanicë zvarriten, ...
Policia në veri ndalon 4 automjete me targa serbe me mallra ...