Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka bërë të ditur se Testi i Arritshmërisë është realizuar në 172 qendra testimi, ku nxënësit janë sistemuar në gjithsej 1,549 salla.
Sipas ministrisë, në këtë proces kanë marrë pjesë 24,000 nxënës. Raportet e komisioneve mbikëqyrëse tregojnë se testi ka filluar në kohë dhe nuk janë evidentuar parregullsi të mëdha gjatë zhvillimit të tij.
Në njoftim theksohet gjithashtu se disa nxënës janë përjashtuar nga testi për shkak të përdorimit të telefonave celularë gjatë provimit.
“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka organizuar Testin e Arritshmërisë i cili është mbajtur në 172 qendra të testimit, ku nxënësit janë sistemuar në 1,549 salla testimi. Në këtë proces kanë marrë pjesë 24,000 nxënës, ndërsa sipas raporteve të komisioneve mbikëqyrëse, testi ka filluar me kohë dhe nuk janë evidentuar parregullsi të theksuara. Për shkak të përdorimit të telefonave, disa nxënës janë përjashtuar nga testimi. Rezultatet e Testit të Arritshmërisë do të publikohen më 07.07.2025”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
IKSHPK: Rreziku nga virusi Nipah për Kosovën është i ulët
Analistët optimistë se institucionet e reja krijohen këtë mu...
Haaland flet pas kartonit të kuq të Szoboszlait
Benita këndon para dasmës: “Në burrë të martuar…”
Ministri ukrainas: Vetëm Trump mund ta ndalë luftën
Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri ...