Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka uruar ipeshkvin, Dodë Gjergjin me rastin e festës së Krishtlindjeve.
Në urimin e tij, Tërnava ka thënë se kjo festë është moment i veçantë për besimtarët e krishterë, sepse në zanafillën e saj ka lindjen, shpresën e mbarësinë, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq shtoi se festat festarë janë momente reflektimi.
“Festa e Kërshëndellës është moment i veçantë për besimtarët e krishterë, sepse në zanafillën e saj ka lindjen, shpresën e mbarësinë. Festat fetare te ne, ashtu si edhe besimet tona, te populli ynë gjithherë kanë qenë momente të reflektimit, që kanë përçuar unitet, dashuri, mirëkuptim e harmoni, vlera këto të shtresuara thellë në identitetin tonë.”, thuhet në mesazhin e urimit për ipeshkvin Dodë Gjergji.
Ndër të tjera, myftiu i Kosovës u ka uruar shëndet, mbarësi dhe lumturi.
“Zotni Ipeshkëv, përmes jush, uroj e përgëzoj edhe të gjithë praninë ndërkombëtare katolike në Kosovë. Duke ju përshëndetur, ju dëshiroj shëndet, mbarësi e lumturi! “, uron Tërnava./Arbresh.info/
OEK: Aktgjykimi i Supremes nuk guxon të interpretohet në mën...
Mjegull në Sarajevë, anulohen fluturimet e këshillohet të që...
Policia e Kosovës e arreston një shtetas gjerman të kërkuar ...
Raketa bërthamore ruse Oreshnik dislokohet në Bjellorusi
KOSTT bën thirrje për përdorim të kujdesshëm të energjisë: N...
Arrestohet personi i dytë i dyshuar për vjedhjen e matësve t...