Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pritur sot në një takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati.
Në takim u adresuan tema, si: roli dhe kontributi i Bashkësisë Islame të Kosovës në avancimin e të drejtave dhe lirive fetare në vend, si dhe angazhimi i saj i vazhdueshëm në promovimin e tolerancës, dialogut ndërfetar dhe bashkëjetesës në shoqërinë kosovare.
Myftiu Tërnava e falënderoi znj. Prattipati për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës dhe institucioneve të saj, duke theksuar përkushtimin e Bashkësisë Islame për të qenë faktor stabiliteti, paqeje dhe mirëkuptimi në vend.
“Myftiu Tërnava theksoi se Kosova është një shembull i harmonisë fetare, ku besimtarët e feve të ndryshme bashkëjetojnë në paqe dhe respekt”, thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Vetëvendosje thërret konferencë për media në orën 19:35
Haxhiu: Kosova ka emra që mund të propozohen për President
PDK reagon pasi LVV e propozoi Konjufcën për president: Shum...
Haxhiu: Nuk thërras seancë për Presidentin pa qenë dy kandid...
Shkarkohet nga detyra e sekretarit të Kuvendit Arben Loshi
Operacion ndërkombëtar në Kosovë kundër krimit kibernetik, a...