Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Rrahim Tërnava, ka komentuar premtimet e kryetarit aktual të këtij qyteti, Burim Berisha, duke thënë se ky i fundit i ka premtimet e njëjta që nga viti 2007.
Sipas Tërnaves, Berisha s’merr pjesë në asnjë debat, as në ato që i thirr me qytetarë e as nëpër televizione.
Tërnava në emisionin “Edicioni Zgjedhor” në Klan Kosova, tha se sa i përket komunikacionit në Fushë Kosovë, në rrugën kryesore duhet largohet anësoret e metalta dhe duhet të bëhet një tunel tek rrethi për Pejë.
“Duhet të bëhet edhe një rrugë mbi e nën hekurudhë dhe këto dy anë të rrugëve e lehtësojnë komunikacionin”, ka thënë Tërnava, njofton Klankosova.tv.
Tutje, Tërnava tha se në departamentin e Zhvillimit Ekonomik, do t’i punësojë rreth 50 të rinj.
“Ata do të shkruajnë projekte për secilën kërkesë që vije nga secili qytetarë. Këta të rinj do t’i shërbejnë secilit qytetarë që vijnë me kërkesa, ata do ta qesin në letër planin e tyre”, është shprehur Tërnava
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin