Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e hënë, më 4 korrik 2016.
Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të martën, më 5 korrik 2016.
Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Manifestimi fillon në ora 04 :15, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Sulejman ef. Fejzullahi.
Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 05:40 minuta të cilit do t’i prijë, Sabri ef. Bajgora-kryeimami i BIK-ut.
Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.
Gjithashtu, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, si tradicionalisht, organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës nga ora 9:00-12:00.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...