Tërnava jep mesazhin e Fitër Bajramit: Kjo festë sjell gëzim dhe hare në familjet tona

11:16 | 29 Mars 2025
K.B

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ka uruar festen e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët anë e mbanë botes.

Ai ka thënë se kjo festë është një dhuratë nga zotit ndaj përkushtimit të muajit të ramazanit.

“Zoti i madhërishëm thotë ka shpëtuar ai që është pastruar që përmend emrin e zotit të vet dhe që fal namaz, kjo festë është një dhuratë prej zotit ndaj përkujtimin të muajit të Ramazanit. Fitër Bajrami sjell gëzim dhe hare në familjet tona ngase është moment qe i bashkon ato, kultivon vëllazërinë mes nesh, gjatë kësaj feste zemrat bashkohen, vëllezër dhe motra, kjo festë është më popullore dhe më me ndikim në shoqërinë tonë, populli ynë e feston bajramit duke ruajtur vlerat e solidaritetit dhe mirësisë”, urime festa e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë” tha Tërnava./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale