Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, u ka uruar gjithë besimtarëve myslimanë Vitin e Ri, apo siç njihet në historinë Islame viti Hixhri.
Në urimin e tij Tërnava ka thënë se lut Zotit që për secilin të ketë mbarësi, shëndet, respekt e lumturi.
Hixherti shënohet në historinë islame si data kur profeti Muhamed u shpërngul nga Meka për në Medinë, pasi aty nuk lejohej të bënte thirrje në islam.
Urimi i plotë i Tërnavës:
URIMI I MYFTIUT TË KOSOVËS NAIM EF. TËRNAVA ME RASTIN E VITI TË RI HIXHRI 1443
Të dashur vëllezër e motra,
Me rastin e Hixhretit- Vitit të Ri, Hixhri në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, institucioneve të saj dhe në emrin tim personal t’ju uroj e ta lut Zotin për mbarësinë, shëndetin, respektin e lumturinë tuaj.
Edhe sot e kësaj dite, myslimanët anekënd botësme krenari e urtësi kujtojnë Hixhretin e të Dërguarit të Allahut, nga Meka në Medine, datë që shënoi një pikë kthese në historinë e Islamit dhe fillimin e kalendarit mysliman.
Hixhreti është dhe mbetet një frymëzim i fuqishëm në jetën e çdo myslimani, dhe mbart me vete mesazhin për sigurinë, lirinë dhe vlerën e atdheut.
Pejgamberi ynë i dashur Muhamedi a.s, paqja qoftë mbi të, na mësoi me shembullin e tij praktik se liria nuk i jepet askujt pa sakrificë dhe na mësoi se këto synime mund të arrihen vetëm përmes sakrificës dhe forcës së besimit.
Kjo është arsyeja pse fillimi i vitit të ri Hixhri është një mundësi për të rinovuar zotimin tonë ndaj Zotit dhe atdheut tonë .
Lus Allahun e Lartësuar që ky vit i ri Hixhri 1443 të sjellë paqe e mirësi mbi mbarë njerëzimin si dhe të sjellë harmoni në mesin tonë, duke na i bashkuar zemrat tona dhe duke nga forcuar në idealet për prosperitet e paqe.
Zoti na bekoftë të gjithë!
Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...