Ngrohtorja e qytetit në Prishtinë është duke vazhduar me projektin e zgjerimit të rrjetit.
Kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Fisnik Osmani, ka thënë se deri më tani kanë future në sistem 500 mijë metra katror.
Ai ka treguar se për sezonin e ri pritet të kenë numër më të madh të konsumatorëve.
“Nga 17,500 tani bazën e konsumatorëve aktivë e kemi 21,000, të cilët i faturon ngrohtorja. Mund të themi që me këtë po i japim Prishtinë një epitet tjetër ‘Prishtina e gjelbër’, është shprehur Osmani në Klan Kosova.
Osmani ka theksuar se me sezonin e ri që nis më 15 tetor, besojnë se numri i atyre që i furnizojnë me ngrohje do të shkojë në 30,000.
Projektet e Termokosit, ka theksuar ai, se janë duke vazhduar dhe se janë duke i analizuar mbi 10 lagje se ku do ta shtrijnë rrjetin e tyre.
Kjo praktikë do të bëjë që edhe energjia elektrike të kursehet më shumë, ku vetëm Prishtina besohet se harxhon 30 përqind të totalit të energjisë vendore.
Policia zbulon substancë narkotike në burgun e Dubravës, kat...
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë